Mahrez i përgjigjet politikanit racist: Ai gol ishte për ty!

15 Korrik 2019
15:33
back button

Javën e shkuar Algjeria eliminoi Bregun e Fildishtë me 11-metërsha në Kupën e Afrikës dhe kaloi në gjysmëfinale, duke bërë që të plaste festa në Algjeri, por edhe në Francë, ku komuniteti algjerian është shumë i madh.

Festë, por edhe kaos, sidomos në Paris e Marsejë, ndërkohë që pati edhe incidente dhe viktima. Kjo bëri që një politikan francez i një partie të djathtë nacionaliste, Fronti Kombëtar, Julien Odoui, të lëshonte një deklaratë të pastër raciste kundër algjerianëve.

"Për të ndalur vazhdimin e dhunës dhe të plaçkitjes, për të shmangur baticën e flamujve algjerianë, për të mbrojtur festën tonë kombëtare, mos prisni ndërhyrjen e ministrit të brendshëm Castaner. Kini besim te lojtarët e Nigerisë!", duke shkruar "Unë mbështes Nigerinë", duke iu referuar gjysmëfinales së Kupës së Afrikës, luajtur të dielën.

Megjithatë, Algjeria fitoi dhe Mahrez shënoi një gol spektakolar në minutat shtesë të ndeshjes, me Algjerinë që ka shkuar tashmë në finale dhe me festën që ka shpërthyer sërish nëpër gjithë Francën.

Pikërisht Mahrez, në Twitter, i ka kthyer një përgjigje domethënëse politikanit racist: "Ajo goditje dënimi ishte për ty. Jemi të bashkuar", duke vendosur edhe dy flamuj, të Algjerisë dhe Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit