Mahrez idhull në Algjeri: në vendlindje i bëjnë një dhuratë të veçantë (Pamjet)

21 Maj 2022
17:34
Denis Hakanaj
back button

Idhull në Angli edhe fla ëmagjive të tij dhe golave të shënuar me Manchester City-n, por mbi të gjitha në atdhe, në Algjeri. Në pritje për të zbritur në fushë këtë të diel me klubin e tij për javën e fundit të kampiona tit dhe për të provuar të fitojë titullin, Riyad Mahrez ka jetuar një ditë shumë të veçantë në vendlindjen e tij, Sarcelles.

Siç tregojnë filmime të ndryshme të publikuar në rrjetet sociale, qyteti algjerian ka vendosur t’i japë emrin e tij një stadiumi.

Në ceremoni ka marrë pjesë vetë futbollisti, i cili ka mbajtur një fjalim dhe ka bërë fotografi me të pranishmit. Impianti ka marrë emrin e tij: “Stade Riyad Mahrez”.

Vetë ai, më pas, ka publikuar në Instagram disa momente të eventit duke konfirmuar krenarinë e madhe që ka provuar për dashurinë e madhe  që i kanë treguar “në shtëpinë e tij”.

Të shohim se nëse këto emocione do ta ndihmojnë edhe të jetë më i motivuar për ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit