Mahrez ndez ëndrrat e tifozëve: Besoj se ka ardhur momenti

30 Maj 2020
22:46
Denis Hakanaj

Ylli i Manchester City-t, Riyad Mahrez, ka folur në lidhje me objektivat në një intervistë të dhënë për The Guardian:

“Mendoj se është një moment i mirë për të fituar Champions League. Kemi skuadrën, trajnerin, kemi gjithçka, kështu që është një moment i mirë”, ka thënë algjeriani.

“Nuk e di nëse jemi më të mirët, por jemi aq sa duhet të aftë për ta fituar trofeun. Champions League është e vështirë, të gjithë duan të fitojnë, kështu që do të jetë një betejë e madhe”.

“Periudha pa futboll ka qenë pak e gjatë, por jemi përshtatur dhe tani po kthehemi të stërvitemi. Me kalimin e ditëve po rikuperojmë formën. Ka qenë bukur të takohem me shokët e skuadrës dhe trajnerin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit