Makaay ia jep “kurorën” Lewandowskit. Haaland? Numrat e tij flasin vetë…

19 Maj 2020
13:14
Alfred Lleshi
back button

Roy Makaay punon në stafin teknik të Feyenoord, por gjithmonë shikon me vëmendje të madhe punët e Bayernit dhe Bundesliga. I intervistuar nga “Kicker”, ish-sulmuesi holandez tha: “Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë, shumë i kompletuar. Ai gjithmonë shënon më shumë se 30 gola në sezon, puna e tij është e rëndësishme për shokët e skuadrës.

Zirkzee si pasardhësi i tij? Kur ishte te Feyenoord, unë e trajnova me sulmuesit e tjerë. Ishte 16 vjeç. Ai është padyshim shumë i talentuar, por ende i ri dhe mund të përmirësohet. Haaland? Nuk ka asgjë tjetër për të provuar se çfarë sulmuesi është. Kur shihni numrat e tij, e kupton se di vetëm të shënojë. Unë jam kurioz të shoh se si do të evoluojë, por ajo që ka bërë deri më tani është e pabesueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit