Makhachev mbron titullin kampion me një “shkelm”, Volkanovski dorëzohet sërish (video)

21 Tetor 2023
23:21
Telesport
back button

Për të dytën herë radhazi brenda 8 muajsh, luftëtari rus Islam Makhachev mposht australianin Alexander Volkanovski, duke mbrojtur titullin e peshës së lehtë (pesha deri 70kg) në artet marciale mikse. Rusi fitoi me KO në raundin e parë, duke u konfirmuar edhe një herë si “mbret” i këtij Divizioni.

Dy luftëtarët ishin ndeshur edhe në shkurt të këtij viti dhe asokohe Makhachev fitoi me vendim unanim. Ndërsa këtë herë, në eventin UFC-294 (në Adu Dhabi) triumfi ishte më i lehtë, duke mposhtur sërish Volkanovski, që nuk arrin të bëhet kampion i dyfishtë i botës (mban titullin e peshës featherweight, pesha deri 65kg).

Dueli në kafaz mes dy kampionëve të botës nuk pati shumë histori, teksa një goditje me këmbë në fytyrën e australianit e hodhi këtë të fundit në tapet. Volkanovski (26 fitore e 3 humbje) u gjakos dhe gjyqtari ndali sfidën, duke i dhënë fitoren Makhachev (25 fitore e 1 humbje), që korri fitoren e 13-të radhazi në kafaz.

Po në këtë event, suedezi Khamzat Chimaev fitoi me vendim shumice ndaj Kamaru Usman (29-27, 29-27, 28-28), sfidë e vlefshme për peshën e mesme. Një duel i hapur dhe i fortë në të pestë raundet, me Chimaev (20 fitore e 4 humbje) që mori fitoren pasi dy gjyqyarë i dhanë fitoren, ndërsa njëri e dha rezultatin barazim. Tashmë Chimaev do të duelojë me kampionin e këtij Divizioni, Sean Srickland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit