Makina përplas çiklistin gjatë stërvitjes, përfundon në sallën e operimit

12 Gusht 2019
20:46
Gentian Spiri

Aventurë e frikshme për çiklistin italian Domenico Pozzovivo, që pasditen e sotme është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po stërvitej. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laurignano (Cosenca).

Çiklisti 36-vjeçar, që garon me skuadrën e Bahrain-Merida, është transportuar me urgjencë në spital, me fraktura të shumta në trup dhe kokë. Mediat italiane konfirmojnë se çiklisti është jashtë rrezikut për jetën, por do të operohet.

Pozzovivo ka qenë gjithnjë koshient gjatë kohës që ka ndodhur aksidenti dhe është transportuar në spital. Ndihmën e parë ia ka dhënë vetë shoferi i makinës me të cilën u përplas, i cili më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

Ky aksident dhe dëmtimet e shumta mund të mbyllin para kohe karrierën e çiklistit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit