Makineri golash dhe fitoresh, Interi nis të qepë titullin e 20-të dhe yllin e dytë. Edhe Thuram mrekullohet (VIDEO)

28 Shkurt 2024
22:46
Telesport
back button

Interi nuk njeh kundërshtar në Serie A dhe për të tretën ndeshje radhazi fiton me rezultatin 4-0 (Salernitana, Leçe dhe sonte Atalanta) Skuadra e Inzaghit në 2024 është ekipi më i mirë në top 5 kampionatet e Europës dhe ai që vazhdon të mbajë portën e paprekur teksa Sommer ka arritur kështu për të 16-tën herë (rekord) të dalë me rrjetën e paprekur dhe 23 në total bashkë me kompeticionet e tjera. Një fitore ndaj Atalanta-s që nuk është vënë asnjëherë në diskutim.

Skuadra zikaltër ka plotësuar kështu javët pasi ka rikuperuar edhe ndeshjen e shtyrë për shkak të impenjimeve në Superkupën e Italisë. Me këtë sukses, Interi shkon në +12 pikë larg Juventusit dhe +16 larg Milanit. Një skuadër që është tashmë drejt yllit të dytë në fanellë (titullit të 20-të në histori)

Ndeshja – Loja nis me Atalanta-n agresive dhe qe arrin edhe te shenoje, me ane te De Ketelaere, i cili pas nje perplasje mes Bastoni dhe Miranchuk gjen topin aty dhe godet duke mposhtur Sommer. Por, VAR rikthen vendimin dhe prekja e Miranchuk me dore konsiderohet si faull per Interin brenda zone.

Interi reagon dhe eshte Darmian ai qe gjen avantazhin pas nje dalje te gabuar te portierit Carnesechi qe le topin aty ku mbrojtesi me porten e boshatisur e ka te lehte ta dergoje ne rrjete. Nje gol qe mahnit dhe Thuram (i demtuar dhe ne tribune) Po Darmian pak me vone ka shansin per 2-0 por portieri i Atalanta-s pergjigjet me kembe.

GOLI I DARMIAN – VIDEO

Megjithate, drejt fundit te pjeses se pare, Interi arrin te dyfishoje dhe e ben me Lautaro Martinez, me nje supergol me te majten e tij, qe nuk i le shpetim portierit. Eshte goli numer 23 ne Serie A per sulmuesin zikalter qe nje jave me pare kishte festuar 100 golat ne Serie A me Interin.

Lautaro gjthashtu goditi edhe traversen dhe ne pjesen e dyte pati shansin e golit tjeter por pas nje penalltie te akorduar per prekje me dore, argjentinasi u hipnotizua nga portieri i Atalanta-s. Megjithate, te topi i kthyer, ishte Di Marco ai qe u leshua si rrufe duke shenuar.

GOLI I LAUTARO – VIDEO

GOLI I DI MARCO – VIDEO

Interi qe me pas ka nisur te menaxhoje dhe kane nisur edhe nderrimet e para, teksa i sapofutur, Frattesi ka lene shenje per mire dhe per keq. Pasi gjeti golin e katert ne Serie A kete sezon, mesfushori doli direkt mbrapa per nje demtim ne aduktor dhe u duk teper i merzitur.

GOLI I FRATTESI – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit