MAKINERI GOLASH! Napoli nuk ndalet, pret thjesht matematikën e titullit. Osihmen si Cavani & Higuain. Kvara barazon rekordin e 16 viteve më parë (PAMJET)

19 Mars 2023
16:58
Telesport
back button

Napoli i pandalshem dhe me nje sulm te frikshem! Skuadra e Spallettit likuidoi edhe Torinon me nje poker nen firmat e Osihmen (2), Kvara dhe Ndombele. Nje ndeshje pa histori per axurret qe jane edhe me prane titullit kampion dhe tani pritet vetem matemtika per t’i dorezuar kuroren qe mbahet ende nga Milani si kampion ne fuqi…

71 pike te arritura dhe ende 11 jave nga fundi. 64 gola te shenuar, praktikisht thuajse 1 gol per pike per djemte e Spallettit ne kete kampionat te Serie A dhe ne vetem 27 jave qe do te thote me nje mesatare prej 2.3 golash per ndeshje…

Goli i pare i Napolit ne fushen e Torinos erdhi ne goditje kendi aty ku Victor Osihmen kerceu mbi te gjithe dhe gjeti kendin e portes se Milinkovic Savic. Nje avantazh qe i dha me shume qetesi Napolit.

GOLI I 0-1 (OSIHMEN) – SHIKO VIDEO

Skuadra e Spallettit qe vazhdoi duke prodhuar loje dhe ishte Kvara ai qe fitoi penallti ne zone dhe me qetesi olimpike e shnderroi ne gol duke goditur ne mesin e portes se Milinkovic-Savic dhe festuar golin e 12-te ne Serie A ne sezonin e tij te pare ne Itali.

GOLI I 0-2 (KVARA) – SHIKO VIDEO

Ne pjesen e dyte, muzika nuk ndryshoi. Nje aksion i bukur i Di Lorenzo qe ka pasuar per Kvara qe me thember e la per lojtarin e krahut te majte i cili gjeti ne shtyllen e dyte Osihmen per nje tjeter gol me koke, i shtati kete sezon per sulmuesin nigerian.

GOLI 0-3 (OSIMHEN) – SHIKO VIDEO

Ka feste edhe per Ndombele per golin e pare ne Serie A. Nje riuperim topi nga Osihmen dhe me pas Kvara qe mer aksionin dhe sheh ne krahun tjeter Ndombele duke asistuar dhe mesfushori francez e ka te lehte te shenoje…

GOLI I 0-4 (NDOMBELE) – SHIKO VIDEO

Khvicha Kvaratskhelia (12 gola dhe 10 asistime në Serie A deri më tani) është bërë lojtari i parë me 10+ gola dhe 10+ asistime në sezonin e tij të parë në top 5 Ligat Evropiane nga braziliani Diego në 2006/07 (13 gola + 13 asistte për Werder Bremen)…

Victor Osimhen tani ka shënuar 21 gola në ligë këtë sezon, duke u bërë lojtari i katërt i Napolit në epokën e De Laurentiis që ka shënuar 20+ gola në një sezon të vetëm në Serie A, pas Cavanit, Higuaín dhe Mertens… Vec kesaj, Victor Osimhen është lojtari i parë që shënon dy goditje me kokë në një sezon të vetëm në Serie A që nga Alberto Gilardino në 2009/10.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit