Makthi i Stambollit, Gattuso: “Lëvizjet e Dudek dhe mrekullia e tij kundër Sheva-s më torturojnë ende!”

21 Mars 2019
22:10
back button

Më datë 23 mars do të zhvillohet ndeshja mes Legjendave të Liverpool dhe Lavdive të Milan, që do të dëshmojë përballjen e ish-kampionëve të dy klubeve. Pikërisht në këtë kuadër, “DAZN”, që do të trasmetojë ndeshjen, ka marrë një intervistë të trajnerit të Milan-it, Rino Gattuso.

Ish-mesfushori i "Djallit" ka kujtuar disa momente lavdie dhe disa të dhimbshme.

“Milan ka qenë një ëndërr. Është skuadra për të cilën kam bërë tifo që fëmijë. Ëndrra ishte të ngirja trofeun e Champions League në qiell me fanellën e Milan”, rrëfen Gattuso.

“Borriello, Beckham dhe Redondo kanë qenë më të dashuruarit me veten mes futbollistëve të Milan-it të kohës sime. Kaladze vinte pas meje si rrëmujaxhi. Kur doja të bëjë rrëmujë, ai më mbështeste gjithmonë”, risjell Gattuso nga kujtesa.

“Fitimi i Champions League? Shpresoj të përjetoj sërish atë moment sa më parë të jetë e mundur. Për mënyrën si jam gatuar, vështirë që të mar në dorë mikrofonin dhe të filloj të këndoj brenda San Siros sikurse bëri Ancelotti. Carlo ishte unik edhe për këtë. Por kurrë mos thuaj kurrë në jetë… si futbollist kam bërë edhe më keq se aq”, vijoi legjenda e Milan.

“Disfata në Stamboll? Galliani më bindi të qëndroj te Milan. U mbyll për 8-9 orë në sallën e trofeve. Vinte vetëm sekretarja të sillte ndonjë kafe. Ndjeja shumë përgjegjësi mbi vete. Atë humbje nuk e kam pranuar kurrë”, risjell Gattuso makthin e asaj mbrëmje. 

“Dudek? Lëvizjet e tij në vijën fatale të portës dhe te penalltitë i kam parë në ëndërr për shumë vite. Të shohësh pritjen e dyfishtë të Dudek mbi Shevchenko në të 119’ kur mbyll sytë dhe bën atë mrekulli… ka qenë një makth për shumë vite. Ndonjëherë ai makth rishfaqet sërish”, përfundoi Gennaro Gattuso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit