“Makthi Nigerian” pranon sfidën me Nate Diaz, gati të mbrojë titullin

23 Qershor 2021
10:24
Telesport
back button

Kamaru Usman, kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse ka pranuar sfidën e Nate Diaz, për të dueluar së bashku këtë vit.

Diaz ka provokuar Usman, pas deklaratës së UFC së nigeriani do të mbrojë titullin ndaj Colby Covington, të cilin e ka mposhtur një herë në vitin 2019. “Me kë do të përballet ky djalosh? Me një njëri që e ka mundur një herë”, tha Diaz, duke hedhur kandidaturën.

Shihemi në peshën tonë. Nëse nuk ke dëshirë, shko duelo me të tjerët”, tha Kamaru Usman, duke i replikuar Nate Diaz.

Nuk ka munduar replika e Diaz, që thumboi “makthin nigerian” sërish në rrjetet sociale: “Je një kampion i mirë, pasi bën ato që të thonë të tjerët”.

Kamaru Usman, 19 fitore 1 humbje, ka dueluar këtë vit në prill, kur mundi Jorge Masvidal. Ndërsa Nate Diaz, 20 fitore, 13 humbje, u mposht dy javë më parë nga Leon Edwards.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit