Malaga bie dakord për 2 milionë euro, Keidi Bare drejt klubit të ri

21 Shtator 2020
12:49
Alfred Lleshi
back button

Fakti që tregu i transferimeve është i hapur deri më 5 tetor, bën që Espanyol të ketë frikë sa iu përket largimeve të mundshme. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, është gjithashtu një mundësi për t’u përforcuar. Në këtë kuptim, një futbollist që ka shumë mundësi për t’u bërë lojtar i ri i Espanyol në javët e ardhshme është Keidi Bare, mesfushor i Malaga, që shihet me mjaft të ardhme në Spanjë.

Sipas “La Grada”, duhet edhe pak kohë që 23-vjeçari shqiptar të nënshkruajë me skuadrën nga Katalonja. Brenda klubit do të përpiqen të bindin Chen Yansheng për t’i dhënë dritën jeshile operacionit, duke kuptuar se bëhet fjalë për një lojtar jo vetëm të së tashmes, por edhe të së ardhmes. Aq më tepër, nuk përjashtohet që Espanyol ta marrë shqiptarin edhe në formë huazimi, fillimisht.

Operacioni do të mbyllej për rreth 2 milionë euro, ndërsa paga e lojtarit, që po studiohet e pretendohet gjithashtu nga disa skuadra italiane, nuk do ta kalonte gjysmën e milionit (500 mijë euro). Ka pasur një marrëveshje mes dy klubeve, javë më parë, që nuk është materializuar.

Megjithëse Espanyol mund të ketë probleme me regjistrimin e lojtarit, media të ndryshme katalanase sugjerojnë se këtë javë do të sigurohet nënshkrimi i tij. Málaga, nga ana e saj, shpreson se marrëveshja që arritën të përmbushet dhe të arkëtojë rreth 2 milionë euro, një shumë shumë e dobishme në situatën aktuale të skuadrës andaluziane.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit