Malago: Kjo do të ishte një goditje e rëndë për sportin

25 Janar 2022
16:47
Denis Hakanaj
back button

Duhet pritur edhe pak më shumë se një muaj, më pas fati i futbollit italian do të vendoset në playoff-et për Botërorin e Katarit.

Hipoteza e një tjetër Botërori pa kombëtaren Axurre frikëson të gjithë ambientin e futbollit italian dhe në përgjithësi të gjithë botën e sportit, siç ka konfirmuar numri një i Coni-t (Kompiteti Olimpik Italian), Giovanni Malago për Il Messaggero.

“Do të ishte shumë e trishtë të mos kishim Italinë në Kupën e Botës. Dhe kjo ide shkakton shumë frikë”, ka thënë Malago.

“Gravia (presidenti i FIGC) ka thënë se një kualifikim i munguar nuk do ta ndryshonte fatin e tij, as atë të Mancini-t. E drejtë, por do të ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit