“Maldini duhet të qëndrojë te Milani, Pioli ishte zgjedhja ime”

7 Gusht 2020
9:04
Alfred Lleshi
back button

Zvonimir Boban nuk është më menaxher i Milanit, por zemra e tij do të mbetet gjithmonë kuqezi. Dhe në fakt, për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, ai konfirmon se mban mëri ndaj ish-klubit të tij apo pronarëve aktualë. Shoku i këtij udhëtimi ishte Paolo Maldini, i cili aktualisht është akoma te Milani. Boban nuk ka dyshime, ai duhet të qëndrojë: “A duhet të qëndrojë Maldini? Sigurisht, për një mijë arsye, por mbi të gjitha për atë të kompetencës së treguar”.

Lidhur me Piolin, Boban gëzohet për zgjedhjen, që ishte e tij, për t’ia besuar Milanin në një moment të vështirë: “Stefano është një person dhe trajner i shkëlqyeshëm. Kërkova unë të nënshkruanim me të dhe besoj të gjithë janë të kënaqur. Padyshim që jam i kënaqur edhe unë, Pioli bëri një punë të nivelit më të lartë. Në fund të fundit, ky trajner ishte zgjedhja jonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit