MALDINI JEP LAJMIN E MADH: “Do ndërtoj Milan fitues!” Goditja e dytë pas Origit nga Premier?

30 Qershor 2022
23:51
Telesport
back button

Dita e lodhshme dhe e gjate te Milani mbaroi me lajmin e madh: Maldini dhe Massara rinovojne deri ne vitin 2024 dhe keshtu mbyllet kapitulli i drejtuesve qe ndertuan ekipin i cili fitoi Scudetton.

Lajmin e ka dhene vete protagonist. Në dalje të Casa Milan, Paolo Maldini komentoi për rinovimin e kontratës në mikrofonat e gazetarëve të pranishëm: “Në rregull, e rinovuam në minutën e fundit. Jemi të lumtur që jemi këtu dhe për sezonin.

Jemi te lumtur që planifikojme gjithmonë një Milan fitues të ardhshem. Si do të jetë Milani? Tani le të shohim, ka kohë. E nisëm pak vonë merkaton, por do ta kompensojmë. Jam shumë i lumtur”.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio në Sky Sport, nënshkrimi i Frederic Massara do të mbërrijë vonë në mbrëmje nga Rimini (ku ai është i pranishëm për ngjarjen që shënon fillimin e merkatos). Ndaj, për arsye burokratike (kontrata do të duhet të kalojë përmes avokatëve të pronave), njoftimi do të mbërrijë nesër në mëngjes.

Nderkohe, sipas Tuttomercatoweb, goditja e dyte pas Origit mund te jete Hakim Ziyech nga Chelsea. Vazhdojne bisedimet mes dy klubeve dhe formula e huazimit me detyrim blerje do te ishte ajo qe po diskutohet me nje huazim te rende prej 5 mln eurosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit