Rrëfehet Maldini: Ju tregoj derbin më emocionues ndaj Interit

19 Shtator 2019
13:37
Alfred Lleshi
back button

48 orë para derbit të së shtunës, në “San Siro”, drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, foli për aplikacionin zyrtar të AC Milan. Menaxheri dhe ish-kapiteni rrëfeu derbet e tij si futbollist dhe shpjegoi ndryshimin midis të jetuarit si lojtar e menaxher.

Maldini, na tregoni emocionet dhe rëndësinë e luajtjes së një derbi?
Gjithmonë është një emocion i shkëlqyeshëm, por më duhet të them se rëndësia e këtij derbi nuk është më i madh se të fitosh trofe në fund të sezonit. Në qytetet e tjera derbi është edhe më i rëndësishëm, sepse të dyja skuadrat nuk kanë arritur asnjëherë caqe më të larta se ndeshja në fjalë.

Cilat janë derbet që kanë mbetur në zemrën tuaj?
Kam luajtur kaq shumë, mendoj më shumë se 50, nuk e mbaj mend saktësisht numrin. Secili ishte pak më ndryshe. Në të parët kam luajtur ndoshta jo në 100%, sepse tensioni në 16-17-18 vjeç është më i vështirë për t’u menaxhuar sesa kur je 35-36 vjeç. Në të gjitha këto derbe kishte emocione të ndryshme. Ndoshta më emocionuesit nga të gjithë ishin ato të Ligës së Kampionëve. Në fund të fundit, është rezultati përfundimtar që llogaritet, prandaj ato mbeten ndoshta më intensivët.

Cila është marrëdhënia juaj me tifozët e Milanit?
Gjithmonë e ndjeni ngrohtësinë e tifozëve, sidomos të atyre të Milanit. Personalisht, i kam jetuar një pjesë të mirë të viteve si futbollist duke luftuar për të fituar diçka, për pasojë brohoritja e tifozëve ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme në fitoret tona. Mbaj mend se në fillim të viteve 1990 kishte edhe 70-71 mijë abonentë. Ne ishim mësuar që stadiumi të ishte gjithnjë i mbushur.

Sa ndryshe është të jetosh si lojtar dhe menaxher?
Dallimi është i madh. Praktikisht, në detyrën e dytë nuk luan vetë në ndeshje. Në rolin e sotëm nuk përgatitem 10-15 ditë për të luajtur një derbi, tani përgatitem 10-15 ditë për ta parë atë. Në nivelin e stresit, ndeshjen e përjetoj shumë më i ngarkuar tani, bashkë me instinktet, frikën dhe shqetësimet përkatëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit