Maldini ndëshkon Juventus-in, “vjedhje” e dyfishtë me kosto zero

28 Shtator 2022
16:18
Denis Hakanaj

I ri dhe i qëndrueshëm, Milan-i i ri i Red Bird do të jetë shumë i ngjashëm me atë të vjetrin. Të paktën për sa i takon modelit, që ka rezultuar të jetë fitues siç tregon totulli i fituar majin e kaluar.

Tani Maldini dhe Massara janë të përqendruar te rinovimet, kryesisht ato të Rafel Leao, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën.

Portugezi kërkon 6-7 milionë euro neto, aktualisht fiton më pak se 2, për të zgjatur marrëveshjen. Në sfodn janë klube si Chelsea, PSG dhe Manchester City, që interesohen për të.

Në muajt e ardhshëm, drejtuesit milanist do të fillojnë të punojnë edhe për sezonin e ardhshëm, duke u përqendruar te lojtarët që mund të merren me kosto zero duke filluar nga shkurti.

Dy nga këta tundojnë shumë Djallin, si Ndicka dhe Aouar, që janë edhe në shënjestër të Juventus-it, sipas calciomercatoweb.it.

Mbrojtësi 23-vjeçar francez, mëngjarash dhe drejt skadencës me Eintracht ka qenë një objektiv i Maldini-t që në merkaton e kaluar të verës.

Kuqezinjtë mund t’i ofrojnë një kontratë pesëvjeçare prej 2.5 milionë eurosh neto në sezon. Mesfushorit 24-vjeçar, afër skadencës me Lyon, milanezët mund t’i ofrojnë 3.5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

Për të dy mund të shfrytëzohet dekreti i famshëm i rritjes. Me një investim prej 42 milionë eurosh në total, Milan-i mund të provojë të mposhtë konkurrencën e bardhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit