Maldini ndryshon gjithçka: numri dhjetë vjen me kosto zero

19 Nëntor 2022
17:46
Denis Hakanaj
back button

Milan-i i Paolo Maldini-t është tashmë në punë në kuadër të sesionit të ardhshëm të merkatos dimërore. Kuqezinjtë, të freskët nga një fitore para pushimit në kampionatin italian të Serisë A, mund të ndryshojnë diçka në javët në vijim edhe duke marrë parasysh problemet që djalli ka në mesfushë.

Largimi, me kosto zero, i Franck Kessie drejt Barcelona-s nuk përfitoi asnjë nga palët e përfshira. Milan-i në fakt, pa ish-lojtarin e Atalantas, ka humbur një pjesë themelore në repartin e mesfushës.

Mesfushori, me fanellën e katalanasve, ende nuk ka mundur të ndikojë realisht me shumë qëndrime në stol të grumbulluara dhe disa probleme përshtatjeje; histori e ngjashme për Barcelona-n që nuk po gjen pozicionin e duhur për Kessie.

Te Milan, në rolin e fantazistit, Brahim Diaz aktualisht po luan si titullar, të cilin djalli duhet ta blejë përfundimisht nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, por qëndrimi i tij nuk është e sigurt.

Me këtë në mendje, Paolo Maldini duket se ka identifikuar tashmë emrin e zëvendësuesit që do të mbërrinte me kosto zero verën e ardhshme: po flasim për Daichi Kamada, fantazist japonez i Eintracht Frankfurt.

Charles De Ketelaere mbërriti te Milan-i në verë. Lojtari belg nuk ka arritur të shënojë deri më tani, por kuqezinjtë nuk e kanë humbur durimin dhe shpresën për të.

Pavarësisht kësaj, në funksion të sezonit të ardhshëm, edhe për t’i dhënë thellësi skuadrës, ata mund të vënë bast te Kamada edhe për të shpëtuar për një blerje përfundimtare të mundshme të Brahim Diaz.

Ecuria e japonezit këtë sezon është e nivelit më të lartë deri më tani me 13 ndeshje të luajtura dhe 7 gola të shënuar, me 4 asiste të ofruara për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit