Maldini “peshkon” në Premier, gati 25 milionë euro për mbrojtësin e United

16 Korrik 2019
19:24
Telesport
back button

Milan është ende në kërkim të një mbrojtësi qendre, që do të luajë në krah të kapitenit Alessio Romagnoli. Për këtë arsye, drejtori sportiv Paolo Maldini është duke mbledhur informacione dhe ia ka vënë syrin 25-vjeçarit Eric Bailly.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë luan me Manchester United që prej vitit 2016 (74 ndeshje dhe 1 gol), por aktualisht është i dëmtuar. Sezoni i tij ka përfunduar që në prill (pas një ndeshje ndaj Chelsea) por pritet të jetë gati në shtator.

Gjithsesi, lojtari nuk është shumë i preferuar nga trajneri Solskjaer, ndaj mund të largohet këtë verë, duke qenë se edhe kontrata i skadon verën e ardhshme. Bailly u pagua 40 milionë euro në verën e vitit 2016 kur erdhi në "Old Trafford", por tashmë vlera e tij ka rënë në 25 milionë euro.

Ndaj, Milan po mendon të sjellë në Serinë A mbrojtësin e talentuar, duke krijuar një dyshe qendre të fortë me Romagnoli dhe Bailly. Aktualisht lojtari është duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, por ende nuk është gati për të luajtur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit