Maldini takon De Rossin, e fton të vishet kuqezi me një ofertë të parezistueshme

24 Qershor 2019
20:30
Telesport
back button

Daniele De Rossi, pas largimit nga Roma, ka deklaruar sot se do të vazhdojë të luajë edhe për një vit. Edhe pse ofertat nga Amerika Latine dhe Amerika nuk kanë munguar, madje të mira ekonomikisht, lojtari ka preferuar të luajë sërish në Serinë A.

“Rai Sport” konfirmon se ish-kapiteni i Romës ka marrë një ofertë të mirë ekonomike nga Milani. Paolo Maldini i ka ofruar legjendës së Romës një kontratë 2-vjeçare, nga e cila 35-vjeçari do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.

De Rossi, 616 ndeshje zyrtare me fanellën e Romës dhe 63 gola, u largua në fund të këtij sezoni nga verdhekuqtë, pas shumë polemikave. Përflitet se edhe Fiorentina e Sampdoria kërkojnë mesfushorin kampion bote, por duket se oferta e Milanit është më e mira. Kjo pritet ta bindë lojtarin të veshë fanellën kuqezi në fundin e karrierës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit