Maldini zbulon prapaskenën e bujshme të merkatos: Ancelotti na e mori nga duart atë…

18 Shtator 2019
11:21
Alfred Lleshi
back button

Hirving Lozano mund të ishte prezantuar në Serie A me një fanellë të ndryshme nga ajo e Napolit. Po, po, mund të ishte një fanellë me ngjyra të kuqe dhe të zeza. Zbulimi i bujshëm i merkatos së transferimeve vjen direkt nga Paolo Maldini. Ish-kapiteni i Milanit, sot drejtor i zonës teknike, tregoi se si kuqezinjtë kishin hartuar një plan real për blerjen e Lozano:

“Ne e vëzhguam atë, vendosëm ta blinim. Biseduam me agjentin (Raiola), por në fund pati një problem në lidhje me pozicionin e tij në fushë. Sezonin e kaluar kemi luajtur me 4-3-3, skemë e përsosur për të, por tani luajmë në një mënyrë tjetër”.

Përkundër kësaj “pengese” teknike, Milani ka menduar ta marrë Lozano, derisa meksikani iu dha fjalën nënkampionëve të Serie A: “Ishte opsion për ne edhe këtë sezon, por Lozano mori vendimin për të shkuar në një klub tjetër të madh si Napoli. Besoj se e ka joshur ideja e të stërviturit nga Ancelotti, i cili është mjeshtër, e ndihmon të luajë në pozicionin e tij më të mirë dhe natyral”.

Lozano ka cilësi të padyshimta, duke i treguar ato që në debutimin e tij kundër Juventusit. Ai u aktivizua për Napolin në fillimin e pjesës së dytë dhe shënoi golin e rezultatit momental 3-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit