Mallkimi “Champions” i Guardiolës në Ligën e Kampionëve, larg Barcelonës

23 Shkurt 2021
10:13
Alfred Lleshi

Pep Guardiola ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm gjatë kohës që drejtonte Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester City. Sidoqoftë, ai do të mburret përgjithmonë me vitet e arta te Barcelona, ku udhëhoqi skuadrën më të dekoruar në historinë e klubit blaugrana. Sidoqoftë, megjithëse Guardiola ka shijuar lavdinë e Premier League, “FA Cup” dhe “League Cup” me Manchester City, kurrë nuk e ka ngritur Ligën e Kampionëve me ekipin nga “Etihad”.

Ne po ju njohim me çfarë duhet të dini rreth rekordit të Guardiolës në Ligën e Kampionëve dhe më shumë. Pep ka fituar dy Champions, të dy si trajner i Barcelonës. E fitoi titullin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në sezonin debutues si trajner te Blaugrana-t, duke mposhtur Manchester United 2-0 në finalen e sezonit 2008-09. Duke vepruar kështu, ai u bë njeriu më i ri, që drejtonte një ekip fitues të Ligës së Kampionëve. Po atë sezon, Barcelona u bë skuadra e parë spanjolle që fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Champions (e njohur si tripleta) në një sezon të vetëm.

Trofeu i tij i dytë i Ligës së Kampionëve erdhi në finalen e vitit 2011, dy vite pas atij të parë. Blaugrana-t ishin sërish fitimtar kundër Manchester United në finalen në “Wembley”, këtë herë 3-1. Hera e fundit, kur Guardiola fitoi Ligën e Kampionëve ishte me Barcelonën, në sezonin 2010-11. Ai kurrë nuk e ka fituar këtë trofe me një ekip tjetër, veç Barcelonës; ​​ose me një ekip që nuk përfshinte Lionel Messin. Gjithashtu, nuk ka arritur një finale Champions-i me ekip tjetër, veç Barcelonës.

Me Bayern Munich dhe Manchester City, më larg që ka shkuar në këtë garë është faza gjysmëfinale, por asnjëherë në finale. Pep ka folur për dëshirat e tij, që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Manchester City, duke bërë shaka se gjysma e trashëgimisë së tij në “Etihad” do të përcaktohet nga suksesi ose jo në garën elitare europiane:

“Ne, natyrisht, nuk do të gjykohemi vetëm nga mënyra se si luajmë, por titujt që fitojmë. Kjo është e vërteta. Është kaq e thjeshtë. Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për ne, por njerëzit thonë: ama, ju nuk e fituat Ligën e Kampionëve. Kjo është arsyeja pse unë do të gjykohem. Nëse nuk e fitojmë atë, unë do të jem një dështim këtu. E di mirë këtë gjë. Sidoqoftë, më pëlqen të punoj me lojtarët e mi. Po ashtu, lojtarët e mi duan të fitojnë ende shumë. Do ta shohim në fund”.

Ju mund ta shihni ecurinë e Guardiolës në Champions me Barcelonën, ​​Bayern Munich dhe Manchester City më poshtë:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit