Mallkimi është “Real”: Barça rifiton “El Clasico-n”!

9 Dhjetor 2018
22:25
back button

Kur nuk ka histori nuk ka histori. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Nëse janë lule, atëherë do të lulëzojnë. Koncepti është i thjeshtë: nëse diçka nis keq, ta përmirësosh mund të rezultojë shumë e komplikuar. Në këto kohë, të veshësh fanellën blaugrana është garanci: gola, mbrojtje solide, kryesim i klasifikimit. Ndërkohë, të veshësh fanellën e “Los Blancos” të shkon keq: organizim skarco, mbrojtja fut ujë, sulmi çalon. Dhe dihet, kur gjërat nuk shkojnë mirë, në fund është trajneri në gijotinë. Barcelona ka mposhtur një tjetër herë Madridin, por si?

Më 28 tetorin e kaluar, ishte El Clasico i parë pa Messi dhe CR7: Barcelona për të shtrënguar mirë kryesimin, ndërsa Real për të ndezur fitilin, prej nga ku të rifillonte. Në fakt, Coutinho çbllokon ndeshjen në të 11’ dhe Suarez dyfishon në të 30′, por ku ndodhen të bardhët? Në të 50′ Marcelo ngushton diferencat dhe jep sinjal reagimi, por më pas shtylla ndal Modric. Finalja është një shfaqje katalanase, sërish Suarez dy herë dhe në fund Vidal, për ta mbyllur në shifrat 5-1, një ndeshje që vendosi largimin e Julen Lopetegui. Por ku hyn trajneri spanjoll sot? Nuk hyn fare, sepse Madrid nuk e humbi El Clasico për faj të tij.

Këtë herë përfundoi 7-0, Barcelona femërore ka shkërmoqur rivalet historike në javën e 13-të të Primera Division. Gati, fillo dhe 4-0 që në 18 minutat e para. Një sukses që pozicionon Barcelonën në vend të dytë të klasifikimit, në kuotën e 35 pikëve, vetëm 1 pikë larg vendit të parë të mbajtur nga Atletico Madrid, ndërkohë që fundos në vend të parafundit të klasifikimit Madrid… Club de Futbol Feminino! Nuk po flasim për Real Madrid të vërtetë, por që ka njoftuar javët e fundit se dëshiron të zbarkojë edhe te futbolli femëror. Por gjithsesi po flitet gjithmonë për El Clasico dhe trendi negativ vijon!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit