Mallkimi i lojtarit të Realit, talenti dëmtohet sërish!

20 Gusht 2019
19:44
back button

Brahim Diaz u afrua nga Reali si një talent spanjoll në shpërthim. Manchester City nuk i kishte dhënë shumë minuta dhe në momentin që spanjollët e telefonuan nuk hezitoi të pranonte ofertën. 

Ai luajti vetëm 24 minuta në kohën që drejtimin e ekipit e kishte Solari, ndërsa Zidane ndryshoi situatën e tij duke e aktivizuar si titullar në 4 nga 5 ndeshjet e sezonit të fundit. Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Betisit, Diaz u dëmtua dhe humbi grumbullimin me kombëtaren U-21 dhe medaljen e artë në Europian. 

I riu u rikthye të stërvitej, por u dëmtua sërish duke humbur dhe fazën përgatitore me Real Madridin. Rikthimi nuk ishte i lehtë, pasi sapo u kaloi nga problemet shëndetësore dhe u rikthye në stërvitje me skuadrën, dëmtohet sërish. Ai do të mungojë deri në fund të shtatorit. Mallkim për djaloshin e artë që mund të rrezikojë karrierën! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit