Mallkimi i numrit “9” te Milani, Inzaghi ka një sugjerim: Jepjani atij dhe do ta shihni

29 Mars 2020
15:49
back button

Mallkimi i numrit “9”! Te Milani, thuajse e gjithë tifozeria vazhdon të jetë e bindur se që kur Filippo Inzaghi u tërhoq nga futbolli dhe braktisi atë fanellë kuqezi, asnjë më pas nuk do të mund të bëjë shumë gola dhe të jetë terminali i sulmit.

Kanë provuar shumë sulmues deri më sot, nga Torres te Baça e kështu me radhë, duke dhënë rezultate negative, përfshirë këtu Piatek në sezonin e parë me numrin “9”. Megjithatë, sipas Inzaghit, nuk ka magji apo mallkim në atë numër…

“Më vjen të qesh, të mbash fanelën numër “9” te Milani është e vështirë për këdo, por mallkimi është shpikje. Po ju them se nëse atë fanelë do të vishte Ibrahimovic, mallkimi i famshëm do të mbaronte, ashtu sikur bëra unë pasi e kishin veshur Van Basten dhe Weah. Nuk ishte e drejtë të tërhiqej ajo fanelë, nuk u tërhoq ajo e Van Basten”.

“Eshtë një fanelë e rëndësishmë që do të kthehet të shënojë gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit