“Mallkimi” i Ramsey vazhdon, një gol për dy vdekje “VIP”

5 Mars 2019
11:36
back button

Aaron Ramsey dhe miti i tij vijon edhe në ditët e sotme. Mesfushori uellsian mori vëmendje të madhe kohë më parë sepse pas çdo goli të tij vdiste një person i famshëm në botë.

Në ndeshjen ndaj Tottenham ishte ai që shënoi golin për “Gunners” dhe ditën e nesërme aktori amerikan Luke Perry ndërroi jetë pas një sulmi në zemër në moshën 52-vjeçare. Vdekjet nuk u ndalën këtu pasi pak orë më vonë ndërroi jetë edhe këngëtari i famshëm Keith Flint, 49 vjeç.

Në “listën e vdekjeve” të mëparshme pas çdo goli të shënuar nga Ramsey bëjnë pjesë Whitney Houston, Robin Williams, Osama bin Laden, Muamar el Gaddafi apo Steve Jobs.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit