Mallkimi mbi Dembele, bie alarmi te Barcelona

20 Janar 2019
22:41
back button

Deri në atë moment ishte pikërisht Ousmane Dembele protagonist kryesor në radhët e Barças gjatë përballjes ndaj Leganes, të fituar me rezultatin final 3-1. Francezi ishte autor i një goli fantastik që i dha katalanasve epërsinë, sikurse dhe me disa asiste për Coutinho &Co, por kjo deri në minutën e 69’, kur një dëmtim e detyroi francezin të largohet nga fusha e lojës para kohe.

Dembele rrëshkiti në fushë, këmba e tij e majtë u bllokua dhe pas verifikimeve të para nga ana e mjekut të Barças, u mor vendimi i detyrueshëm për zëvendësimin e Dembele. Mjeku konfirmoi për trajnerin Valverde se bëhej fjalë për një dëmtim të gjurit dhe kaviljes së majtë. 

Gjithsesi, do të jenë orët në vijim që do të saktësojnë nivelin e dëmtimit, sikurse dhe periudhën e rekuperimit të francezit Dembele, i cili sot luajti ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Barcelonës. Fat i keq për francezin që po përjetonte formën e tij më të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit