Ai shkëlqen në Serinë A, mamaja e tij çmend rrjetet sociale: Jam gati për…

22 Janar 2019
11:48
back button

Ajo është Francesca Costa, mamaja e Nico Zaniolo-s, por njëkohëshisht “mbretëresha e Instagram-it”. 

Djali po shkëlqen në fushë me Roma-n, ajo po bën të njëjtën gjë jashtë saj. 

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ajo ka treguar dëshirën për të marrë pjesë në një format televiziv të ngjashëm me “Big Brother”. 

“Unë jam thjesht një nënë që ndjek djalin e saj”, ka thënë Francesca. “Me Igor Zaniolo-n jemi njohur në një sallon bukurie dhe nga martesa jonë erdhi Nicolo”. 

“Sigurisht unë jam ende e re pasi Nicolo-n e kam lindur kur isha vetëm 20 vjeç. Duke parë se ai nuk i jep makinës, unë e çoj dhe e marr në stërvitje dhe më pas përgatisim bashkë makarona me salcë domateje.”

Por përtej fjalëve të saj, ajo parapëlqen të bëjë foto me rroba banjo dhe t’i shpërndajë me miqtë në Facebook dhe Instagram. E pyetur për këtë fakt Francesca përgjigjet:

“Unë nuk i shpërndaj fotot për t’u bërë e famshme, foto të tilla kanë qenë gjithmonë në profilin tim. Mua më pëlqen të fotografoj veten, të merrem me sport dhe të kujdesem për veten.” 

A do të të shohim në televizion në të ardhmen?

“Nëse do të marr një ftesë nga një emision si Big Brother, atëherë po. Por jo në futboll, nuk dua të kem konflikt interesi me Nicolo-n.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit