Mamaja e Wanda Narës merr rrogë të majme për t’u kujdesur për nipërit e saj

19 Maj 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Pagë gjysheje për Nora Colosimon. Sipas disa thashethemeve të raportuara nga televizionet argjentinase, vjehrra e Mauro Icardit do të kujdeset për nipërit në muajt më të nxehtë të vitit.

Jo falas, si çdo gjyshe tjetër, por me një pagë të majme. “Zaira ka planifikuar tashmë një udhëtim në Evropë, në korrik. Mamaja e Wanda do të kujdeset për fëmijët e saj. Çifti do t’i lërë djemtë nën kujdesin e Norës, ndërsa vetë do të shkojnë me pushime në Ibiza”.

Kështu u raportua në programin televiziv “Mañanísima”. Po sa para do të fitojë nëna eWanda Narës për këtë shërbim? “Nora niset për në Evropë më 20 maj, sepse do të mësojë si të kujdeset për fëmijët e Wandës.

Më pas do të kthehet në Evropë për dy muaj, që të kujdeset edhe për fëmijët e Zairas (motrës së Wandës). E dini sa e paguajnë? Ajo do të marrë një pagë prej 2500 dollarësh për çdo muaj që do të kujdeset për ta.

Po flasim për pesë fëmijët e Wandës dhe dy të Zairas”, – kanë zbuluar disa gazetarë argjentinas. Për momentin thashethemet nuk janë konfirmuar ende nga familja.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit