Mamaja e yllit të Manchester City-t, Gabriel Jesus, ka dhënë disa deklarata interesante për Deportes Cuatro. Sulmuesi i ri brazilian duhet të respektojë rregullat e hekurta të mamasë edhe për sa i takon të dashurave të mundshme.
Marrëdhënia mes futbollistit dhe mamasë së tij Vera Lucia është shumë e veçantë, me gruan që duket se kontrollon edhe financat e djalit për të shmangur që ai të shpërdorojë paratë. Por jo vetëm kaq.
Gabriel Jesus dhe të dashurat e tij duhet të ndjekin rregullat e Vera-s: “Të dashurat e djalit tim duhet të jetojnë sipas rregullave të mia. Nuk do të ketë puthje të zjarrta dhe do të rrinë vetëm rrallëherë”.
“Asnjë nga fëmijët e mi nuk do të lërë shtatzënë vajzën e një personi tjetër. Gabriel do t’i respektojë gjithmonë këto rregulla”, ka thënë mamaja e futbollistit.
Kohët e fu ndit, sulmuesi i City-t është parë në publik me aktoren dhe modelen e famshme Fernanda Queiroz. Do të ishte interesante të mësohej se çfarë mendon ajo për këto rregulla.