Man City blen lojtarin, por nuk e lë as të shkelë në qendrën stërvitore

14 Janar 2019
21:43
back button

Manchester City ka blerë mbrojtësin japonez Ko Itakura dhe menjëherë e ka dërguar në formë huazimi te FC Groningen në Eredivisie. 

Megjithëse nuk është bërë asnjë lajmërim zyrtar nga City, Groningen ka publikuar afrimin e Itakura, i cili mbush 22 vjeç në fund të janarit. 

Ai do të shkojë në formë huazimi nga kampionët e Premier League deri në verën e vitit 2020. 

Lojtari i lindur në Yokohama së fundmi ka luajtur për klubin e J1 League, Kawasaki Frontale.

Ai është një ish-lojtar i U-20 të Japonisë dhe transferimi i tij është bërë publik nëpërmjet faqes zyrtare të Groningen në Twitter, ndërsa klubi që zotëron kartonin e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë. 

City ka bërë lëvizje të tilla edhe më parë me Groningen, duke dërguar talentin Albert Rusnak në formë huazimi si dhe meksikanin Uriel Antuna. 

Blutë gjithashtu kanë shfaqur interes për bashkëkombësin e Itakura-s, Ritsu Doan, i cili luan te Groningen dhe është një nga lojtarët më premtues në kampionatin holandez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit