Man City gjen pasardhësin e Aguero-s në Serie A

14 Janar 2020
18:43
back button

Manchester City është duke vëzhguar sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, teksa trajneri Pep Guardiola e sheh si pasardhësin ideal të Sergio Aguero-s, këtë e raporton anglezja Daily Star.

Raporti detajon se si Qytetarët, të cilët ndodhen në vend të dytë të renditjes së Premier League, janë në kërkim të një sulmuesi kryesor pasi Aguero pritet të largohet në vitin 2021 kur t’i skadojë kontrata.

Sulmuesi 22-vjeçar i Interit ka kualitetin për të zëvendësuar bashkëkombësin e tij te City, por ka një kontratë me klubin italian deri më 2023 dhe bisedimet për rinovimin kanë nisur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit