Man. City jashtë Champions League, zbardhet data e vendimit të ethshëm

12 Qershor 2019
14:00
back button

Manchester City do të përballet me një ndër vendimet më të ashpra në histori nga UEFA: Do të përjashtohen për një sezon nga Champions League!

Ky është lajmi i kobshëm që tabloidi anglez “The Sun” i ka përcjellë këtë të mërkurë të gjithë opinionit sportiv në gadishull dhe më gjerë.

Klubi anglez ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) që kjo çështje të ndalet, por UEFA vijon hetimet dhe sipas parashikimeve në pak javë do të publikohet vendimi i rëndë, që do e shohë Pep Guardiolan jashtë Championsit.

Manchester City akuzohet se ka fshehur deklarimin e të ardhurave, që kanë ardhur nga Abu Dhabi si sponsorizime nga një kompani hidrokarburesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit