Man City lajmëron të ardhurat rekord

19 Nëntor 2019
17:33
back button

Manchester City ka lajmëruar të ardhurat rekord 625 milionë euro. Kampionët e Premier League kanë publikuar shifrat financiare të sezonit 2018/19 pasditen e së martës, të cilat kanë vënë në dukje një rritje për vitin e njëmbëdhjetë radhazi.

Siç zbulon Daily Mail, zyrtarët e klubit presin një rritje rreth 30 milionë euro më tepër për sezonin e ardhshëm, falë marrëveshjes 10-vjeçare me Puma-n.

Ajo do t’i vendosë në një rrugë të shumëkërkuar, shumë pranë rivalëve të Manchester United. Vitin e kaluar, City ka thyer barrierën e 500 milionë eurove për të parën herë.

Klubi, i cili ka hyrë në dekadën e dytë të pronësisë së Abu Dhabi United Group, gjithashtu ka raportuar një fitim neto 12 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit