Man City mposht konkurrencën e Arsenalit për firmën e “Dani Alves-it të ri”

24 Shkurt 2020
18:38
back button

Manchester City është pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Coritiba Yan Couto për 6 milionë euro, këtë e raporton Gazeta do Povo. 

Mbrojtësi i krahut, 17, është cilësuar si Dani Alves i ri dhe pritet t’i bashkohet klubit të Premier League në verë kur të mbushë 18 vjeç. 

Coritiba, që luan në kampionatin italian, nuk do të fitojë asnjë përqindje të shitjeve të lojtarit në të ardhmen, por mund të marrë 6 milionë më shumë me bonuse në bazë të paraqitjes së tij. 

Edhe Arsenali me Barcelonën janë përfolur për interesin për lojtarin, por mesa duket klubi i Manchesterit e ka fituar garën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit