Man City në krizë totale, Aston Villa e mund dhe e parakalon në renditje. Broja i pafat, ndalet nga shtylla. Man United fiton ndaj Chelsea (VIDEO)

6 Dhjetor 2023
23:19
Telesport
back button

Vazhdon kriza e Manchester City qe ka harruar te fitoje tashme prej 4 ndeshjesh radhazi dhe sonte ka mare nje goditje te rende duke humbur ne fushen e Aston Villa.

Goli i vetem i ndeshjes u shenuar nga Bailey ne pjesen e dyte teksa skuadra e Emery ka qene gjate gjithe pjeses se dyte ne menaxhim dhe kampionet ne fuqi kane bere shume pak per te reaguar.

Madje Aston Villa iu afrua edhe golit te dyte qe do te ishte i merituar per ate qe treguan sonte. Ne pjesen e pare Haaland shperdoroi nje rast te mire teksa Aston Villas iu anulua nje gol.

Ne sfiden tjeter, ne Old Trafford, Manchestet United mori nje fitore karakteri teksa me dy golat e Scott McTomminay arriti te mposhte Chelsean qe kishte gjetur golin e barazimit me Palmer teksa Bruno Fernandes gaboi dhe penallti. Skuadra e Ten Hag jep nje fije shprese, teksa Chelsea vazhdon me luhatje te madhe.

Nje mundesi e arte u shfaq per Armando Broja qe me koke ne shtyllen e dyte u ndal nga shtylla dhe Onana ishte me fat pasi mund te ishte goli i 2-2.

SHTYLLA E BROJES – VIDEO

GOLI I FITORES MCTOMMINAY – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit