Man United-Arsenal dhe 10 gjuajtjet që frikësojnë “Djajtë”

4 Dhjetor 2018
21:32
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë të treguar në ndeshjet e fundit kur të përballet mbrëmjen e së mërkurës me Manchester United në "Old Trafford", një ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Premier League.

Statistika

– Manchester United ka marrë tri fitore, 1 barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Arsenal. "Djajtë e Kuq" kanë fituar dy takimet e fundit të kampionatit kundër "Topçinjve", por nuk fitojnë tre radhazi kundër tyre që nga 2012-a.

– Kjo do të jetë hera e parë që United do të presë Arsenal-in në shtëpi në  mesjave që nga 8 maji i 2002-it, kur londinezët kanë marrë një fitore 1-0 falë një goli të Sylvain Wiltord që i ka siguruar titullin "Topçinjve".

– Arsenal i ka humbur tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në mesjavë (të martën, të mërkurën dhe të enjten), duke pësuar tre gola në secilën prej humbjeve (kundër Swansea, Manchester City dhe Leicester sezonin e kaluar).

– Arsenal ka shënuar të paktën dy gola në të gjashtë ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në transfertë, vetëm Watford sezonin e kaluar ka shënuar 2 ose më shumë gola në shtatë ndeshjet e para të kampionatit që ka luajtur larg shtëpisë.

– Manchester United ka pësuar 23 gola në 14 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kampionat; goli i 23-të i pësuar sezonin e kaluar ka ardhur në javën e 30-të të kampionatit.

– Arsenal është i pamposhtur në 19 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet. Herën e fundit që kanë luajtur 20 takime pa humbje ka qenë në periudhën prill/nëntor të 2007-ës (28 ndeshje).

– Londinezët kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në transfertë (1 barazim, 1 humbje), po aq sa kanë fituar në 19 transfertat e sezonit të kaluar (4 fitore, 4 barazime, 11 humbje).

– Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk ka pësuar asnjë humbje në pesë përballjet e mëparshme me Unai Emery (4 fitore, 1 barazim, të gjitha në La Liga). Kjo do të jetë përballja e tyre e parë që nga tetori i 2013-ës (Real-i i Mou mundi 4-1 Sevilla-n e Emery).

– 10 gjuajtje e fundit të bëra në portë në këtë kampionati nga sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang,  kanë qenë gola.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit