Man. United do Varane, Reali kthen përgjigjen për anglezët

25 Nëntor 2020
15:09
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United po kërkon me ngulm mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane. Trajner Ole Gunnar Solskjaer e do me patjetër në ekip kampionin e botës, pasi ka probleme me mbrojtjen.

27-vjeçari nuk do të largohet nga Reali, pasi trajneri Zidane e konsideron si të pashitshëm. Numri një i stolit nuk dëshiron të privohet nga Varane, pasi nuk e ka të sigurt qëndrimin e Sergio Ramosit.

Kapiteni nuk ka rinovuar ende me “Los Blancos” dhe ka shumë oferta. Nisur nga diçka e tillë, Reali ka kthyer përgjigje të prerë në lidhje me futbollistin. Drejtuesit e konsiderojnë “të pashitshëm” mbrojtësin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit