Man United gati t’i dyfishojë rrogën talentit

17 Janar 2019
22:11
back button

Rroga e Marcus Rashford pritet të dyfishohet te Manchester United pasi sulmuesi ka treguar se sa vlen që pas mbërritjes së Ole Gunnar Solskjaer. 

Anglezi ka shënuar gjashtë gola dhe tre asiste në nëntë ndeshjet e fundit dhe United dëshiron ta shpërblejë me një kontratë të përmirësuar. 

21-vjeçari, i cili aktualisht fiton 80,000 euro në javë, do të firmosë një kontratë nga e cila do të fitojë 160,000 euro në javë, sipas The Mirror. 

Megjithëse klubi ka opsionin për të zgjatur kontratën aktuale për një vit, drejtuesit duan që të qëndrojë shumë gjatë tek United. 

Një kontratë e re gjithashtu do të largonte klubet e interesuara për të si Real Madrid apo Barcelona. 

Rashford pritet të bëjë paraqitjen e 150-të kur Brighton të vizitojë Old Trafford në fundjavë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit