Man. United i bën nder Hysajt, i rrëmben rivalin te Napoli

30 Mars 2020
20:57
Eraldo Harlicaj
back button

Elseid Hysaj ka humbur vendin e titullarit që pas afrimit në skuadër të Giovanni Di Lorenzos. Trajneri Carlo Ancelotti që i tregoi stolin shqiptarit, pasi paraqitjet e mira të Di Lorenzos e bindën. 

Vëmendja drejt 26-vjeçarit është rritur, pasi klube të ndryshme e duan. Napoli e ka nën kontratë deri në vitin 2024, por në derë ka trokitur skuadra e Manchester United. 

“Djajtë e kuq” duan që të arrijnë te lojtari dhe ta rrëmbejnë në verë. 

Një situatë e tillë ndihmon dhe Hysajn. Largimi i Di Lorenzos mund të bëjë që shqiptari të kthehet sërish si titullar te skuadra e Napolit. Gattuso ka vlerësim për të, pavarësisht se nuk e preferon para Di Lorenzos.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit