Man. United i jep goditjen e radhës Realit, dorëzohet Pogba?

19 Shtator 2019
9:53
Eraldo Harlicaj
back button

Merkatoja e verës ishte një zhgënjim i madh për Paul Pogba, pasi francezi donte të largohej nga Manchester United. Real Madridi ishte afër mesfushorit, por nuk shtyu aq sa duhet për ta rrëmbyer. 

26-vjeçari është zhgënjyer nga diçka e tillë, ndërsa “Djajtë e kuq” po përpiqen që të shfrytëzojnë momentin. Rinovimi i David De Geas ka rritur optimizin në klubin anglez, ndërsa drejtuesit duan të bindin kampionin e botës të rinovojë. 

Pogba në fund të sezonit do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe anglezët nuk duan ta humbasin me pak para dhe aq më tepër falas. Situata është delikate, por gjithçka mund të ndodhë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit