Man United i vë syrin yllit gjerman nëse largohet Pogba

15 Shtator 2019
21:37
back button

Sipas gjermanes Bild, Manchester United i ka vënë syrin mesfushorit të Gjermanisë dhe Real Madridit, Toni Kroos.

Djajtë e Kuq raportohet të jenë gati të ofrojnë 75 milionë euro për kampionin e botës, por ai do të blihej vetëm nëse do të largohej Paul Pogba.

Tani mbetet për t’u parë si do të shkojë merkato e dimrit dhe nëse Reali do të trokasë sërish në derën e United për francezin.

Kroos do të ishte një lojtar që mund të përfshihej në operacionin teksa United kërkon 150 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit