Man. United nuk heq dorë nga sulmuesi, Barcelona i pret me krahë hapur

27 Nëntor 2020
15:11
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United nuk ka hequr dorë nga dëshira për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele. Francezi është rikthyer dhe po luan me spanjollët, por nuk është titullar fiks.

“Djajtë e kuq” shpresojnë të kenë mundësinë të nënshkruajë me Dembelenë. 23-vjeçari pritet të largohet, pasi drejtuesit e klubit janë të lodhur nga tekat e futbollistit.

Rendimenti i Dembelesë nuk ka qenë aspak i mirë. Ai ka patur dëmtime të shumta dhe nuk ka qenë në gjendje të justifikojë shifrën e paguar për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit