Man. United pranë transferimit të yllit të Anglisë, çelësi i marrëveshjes është…

8 Prill 2021
19:29
Telesport
back button

Manchester United po mendon për merkaton e verës dhe një nga objektivat e “Djajve” është edhe Declan Rice. Ylli i Kombëtares së Anglisë po shkëlqen prej disa sezonesh me West Ham dhe është gati për kapërcimin në një ekip të madh.

Drejtuesit e United kanë avancuar me bisedimet dhe sipas “The Athletic” çelësi për të arritur te marrëveshja është kartoni i Lingard. Mesfushori u huazua te West Ham në janar dhe po kalon një formë të çmendur mes shumë golave dhe asisteve, ku është kthyer në lojtarin më të mirë të ekipit.

Manchester kërkon të përfitojë nga kjo gjë dhe Lingard do të përfshihet në marrëveshje. Përveç kartonit të Lingard, United do të ofrojë edhe para në këmbim të Declan Rice, i cili në rast se do të pranonte transferimin në “Old Trafford”, do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit