Man. United presion Juves, do dy lojtarët e Sarrit

31 Maj 2020
10:50
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United po mendon për merkaton e verës dhe ka pikasur dy lojtarët e Juventusit, Douglas Costa dhe Merih Demiral. Të dy janë pjesë e rëndësishme e “Zonjës së Vjetër”, por nuk e kanë patur kurrë epitetin e liderit.

Torinezët duan të shfrytëzojnë diçka të tillë për t’i përfshirë futbollistët në marrëveshjen e rikthimit të Paul Pogbasë sipas asaj që shkruan Tuttosport. “Djajtë e kuq” nuk do ta pranojnë diçka të tillë, pasi nuk duan të humbasin asgjë nga kartoni i francezit.

PSG nga krahu tjetër po sheh me kujdes situatën dhe është e interesuar për lojtarin e Juventusit. Douglas Costa ka shumë cilësi, por nuk i ka shkuar mirë te Juveja, pasi është dëmtuar shpesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit