Mourinho iku, tek United është koha për rinovimet e para!

21 Janar 2019
17:30
back button

Scott McTominay ka firmosur një kontratë të re te Manchester United e cila do ta mbajë në klub deri më 2023. 

Skocezi është përfolur për një huazim larg United këtë muaj, por vazhdon të vlerësohet nga klubi si një mesfushor me të ardhme. 

McTominay, i cili ka shpërthyer te ekipi i parë nën drejtimin e Jose Mourinho-s, do të vazhdojë tek United, megjithëse nuk është aktivizuar thuajse fare këtë sezon. 

“Scott ka që fëmijë që është pjesë e klubit, ai ka dalë nga moshat duke bërë progres të madh në dy vitet e fundit,” shprehet trajneri Ole Gunnar Solskjaer. 

“Ai është një mesfushor i mirë dhe po rritet nga dita në ditë. Ai është një lojtar inteligjent dhe kërkon të mësojë në çdo seancë stërvitore.”

Ndërkohë McTominay shprehet: “Manchester United ka qenë jeta ime që në moshën 5-vjeçare dhe objektivi im gjithmonë ka qenë të luaj këtu.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit