Man.United “rrëmben” sulmuesin, bast i fituar për Solskjaer

25 Maj 2020
19:36
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United dëshiron që të zgjasë kontratën me sulmuesin Odion Ighalo. Ky i fundit u mor në formë huazimi në janar nga skuadra kineze e Shanghai Greenland Shenhua. Kinezët e duan mbrapsht futbollistin e tyre, por nuk mendojnë kështu “Djajtë e kuq”.

Ata duan që ta mbajnë në Old Trafford dhe të firmosin një kontratë afatgjatë me sulmuesin. The Guardian shkruan se palët kanë nisur bisedimet dhe me shumë mundësi gjithçka do të konkretizohet deri në fund të javës.

Nigeriani ka bërë mjaft mirë dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe trajneri norvegjez. “Odion ka bërë mjaft mirë. Ne kemi nevojë për cilësitë e tij sezonin e ardhshëm, prandaj do të shohim se çfarë do të bëhet”, -tha tekniku shkurtimisht .

Lajme të tjera

Lajmet e fundit