Man. United rrit çmimin e Pogba, Juventus del nga gara!

13 Korrik 2019
10:23
back button

Real Madrid e ka rrugën e hapur për të nënshkruar me Paul Pogba, por për francezin tashmë duhet të paguajnë 200 milionë euro.

Gazeta angleze “Mirror”, ka bërë me dije se Manchester United e ka rritur çmimin për 26-vjeçarin nga 160 milionë në 200 milionë, gjithçka lidhet me fjalët që agjenti Mino Raiola dhe rreth “Djajve të Kuq”, pak ditë më parë dhe vullnetit të klubit anglez për të mos shitur lojtarin e tyre më të mirë.

Prej disa ditësh raportohet se Juventus ka hequr dorë nga interesi për mesfushorin, duke u mjaftuar me Ramsey dhe Rabiot, e për t’u fokusuar në mbylljen e operacionit “de Ligt”.

Pogba dëshiron të largohet nga United, klubi është në dijeni të vullnetit të tij, agjenti Raiola po lëviz gjithçka që transferimi të kryhet para datës 8 gusht dhe tani Real Madrid duhet të lëvizë kartat për të hyrë në negocim direkt me klubin anglez, ose Pogba mbetet tek United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit