Man United sfidon Interin dhe Dortmundin për firmën e yllit të Napolit

14 Dhjetor 2019
17:05
back button

Manchester United raportohet të ketë nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të Napolit Dries Mertens në prag të fundit të kontratës me klubin e Serie A.

32-vjeçari ka shkëlqyer te Napoli që kur iu bashkua në vitin 2013, por aktualisht është në muajt e fundit të kontratës dhe mesa duket nuk do të rinovojë me italianët.

Kjo ka bërë që shumë klube europiane të ndjekin sulmuesin shtatshkurtër pasi mund ta marrin me parametra zero në fund të sezonit.

Inter dhe Borussia Dortmund thuhet të jenë interesuar për lojtarin dhe tani në garë ka hyrë edhe Man United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit