Man United sfidon Juvetus, Real Madrid dhe Barcelona-n për yllin e PSG

14 Maj 2019
17:54
back button

Sipas anglezes Daily Mirror, Manchester United ka hyrë në garën për shërbimet e Adrien Rabiot. 

Mesfushori francez është një nga lojtarët më të kërkuar të Europës, teksa kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit. 

Juventus është përfolur për interesin që ka për lojtarin pasi ai do të ishte shumë i përshtatshëm për skemat e Allegri-t. 

Gjithashtu, bardhezinjtë kanë një reputacion për afrimin e lojtarëve me parametra zero, si me Ramsey që do t’i bashkohet nga Arsenal, apo Emre Can një sezon më parë. 

Situatën e tij po e vëzhgojnë edhe Real Madrid dhe Barcelona, por nuk janë të bindur 100% për shkak të temperamentit të tij. 

Për Man United do të jetë shumë e vështirë që ta bindë të transferohet në Old Trafford duke parë se nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit