Man United, Van Persie zbulon gabimin e madh të Djajve të Kuq

1 Prill 2020
21:07
Denis Hakanaj
back button

Van Perise ka marrë si shembull Alexis Sanchez për të folur për gabimet e bëra në merkato nga Manchester United. Dhe janë gabime që shpjegojnë momentin e keq të klubit anglez, sipas holandezit.

“Nëse krahasojmë mënyrën e punës të United në krahasim me Liverpool-in, shikojmë se ata kanë marrë Klopp dhe e lkan mbajtur. Lojtarët që blejnë duhet të jenë në vijë me mënyrën e tij të lojës dhe jo me nevojat e marketingut”, ka thënë Van Persie.

“Te Liverpool-i kanë ndërtuar skuadrën duke u bazuar te projekti i trajnerit, ndërsa United ka kërkuar emra yjesh si Pogba ose Sanchez. Ka kërkuar të ndërtojë ekipin rreth tyre. Është një mënyrë pune, por e rrezikshme duke parë se skuadrë dobësohet nëse një lojtar dëmtohet ose nuk arrin të përshtatet”.

“Kur ishte Ferguson nuk bëheshin gjëra komerciale. Nga momenti që është larguar ai këto gjëra janë shtuar. Nuk them se është diçka negative ose jo, them vetëm se gjërat kanë ndryshuar. Lojtarët duhet të përshtaten me filozofinë e kluit, jo të krijojnë një të tyren. Tani duhet kuptuar nëse Solskjaer mund t’i japë filozofinë e tij skuadrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit